Kur duhen edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos së janarit, Partizani vazhdon të jetë aktivë. Nevoja për përforcime, pas largimeve të shumta ka bërë që të kuqtë t’i drejtohen kryesisht kampionatit maqedonas ku alternativat janë të shumta, por edhe mund të gjesh lojtarë me pagesa jo shumë të larta. Besart Abdurrahimi ka qenë prej kohësh një objektiv i skuadrës së kuqe, por kontrata që ai kishte me Shkëndijën nuk e lejonte të firmoste.
Por, dje futbollisti ka zgjidhur me marrëveshje pozicionin e tij te skuadra tetovare dhe ka dalë i lirë dhe kjo i jep mundësi Partizanit që të veprojë, duke parë edhe dëshirën e futbollistit që të jetë pjesë e Kategorisë Superiore. Abdurrahimi është 27-vjeç dhe pëlqehet shumë nga trajneri Starova dhe nuk përjashtohet mundësia që lojtari të prezantohet gjatë ditës së sotme me fanellën e Partizanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here