Tirana vazhdon të ketë probleme me vizat e lojtarëve, për shkak të vendeve nga ata vijnë. Bardheblutë kanë udhëtuar dje drejt Antalias ku edhe do të zhvillojnë fazën përgatitore, por ka munguar trajneri Ze Maria i cili do të bëhet sot pjesë e skuadrës.

Por, një nga lojtarët që ka probleme dhe ëhstë bllokuar në Ugandë, është sulmuesi Sentamu. Ky i fundit ka pasur në rregull vizën dhe biletën, por autoritetet e vendit të tij nuk e kanë lejuar që të hipë në avion për shkak të dëshmisë së penalitetit. Kjo ka bërë që bileta e lojtarit të digjet dhe klubi duhet t’i dërgojë një tjetër. Ndërsa sa i takon vërtetimit se futbollisti nuk ka kryer asnjë krim në vendin e tij, atë pritet që Sentamu ta marrë sot. Gjithsesi derisa lojtari të bashkohet me skuadrën te Tirana nuk janë të qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here