Glenn Murray dhe bashkëshortja e tij, Stacey janë arrestuar për evazion fiskal. Çifti pretendohet të ketë fshehur 1.1 milionë paund. Hetimet kanë nisur për sulmuesin veteran dhe gruan e tij për shumën e fshehur në Sussex.

Futbollisti dyshohet të ketë shmangur tatimet mbi të ardhurat dhe TVSH-në dhe mashtrimin e të ardhurave publike. Për të njëjtën akuzë dyshohet edhe e partnerja e tij. Prona e tyre u kontrollua nga hetuesit e HMRC, të cilët gjatë operacionit u konfiskuan kompjuterët, bizneset dhe të dhënat personale.

Pasi janë intervistuar nga autoritetet përkatëse, çifti është liruar me kusht, por çështja e tyre vazhdon të hetohet. Në vitin 2014-të, ato e celebruan dashurinë me martesë dhe kanë një vajzë së bashku.

Murray, 34-vjeç, u transferua nga Bournemouth me Brighton për një aventurë të dytë pasi nënshkroi një marrëveshje prej 3 milionë paund në janar të 2017-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here