Xhevahir Sukaj ishte protagonist në fitoren e Vllaznisë ndaj Lushnjës, pasi shënoi dy nga 4 golat e takimit, teksa njëri prej tyre do të mbetet gjatë në memorien e sportdashësve.

Shënove një gol fantastik. Na e shpjego pak si erdhi ai gol…
Ato janë momente që të vijnë ndonëjherë. Isha duke u ndalur, pasi më bënë faull, por kur pashë që portieri kishte dalë, godita dhe shënova.

Mendoni se është goli më i bukur i karrierës?
Nuk e di të them ët drejtën. Kam shënaur nga distanca të largëta, por jo kaq shumë larg. Gjithsesi nuk di ta cilësoj ishte më i bukuri apo jo.

Ti apo Ibra, kush shënoi nga distancë më e madhe?
E pashë golin e Ibrës, por goli im ishte nga një distancë më e madhe

Luani për mbijetesë, por jeni një grup lojtarësh të një niveli të lartë. Si e përjetoni këtë situatë?
Ekipin e kemi dhe nëse luajmë ashtu siç dimë, mund të arrijmë shumë më lart. Skuadra është e penalizuar nga 10-15 javët e para, që na ka lënë në zonën e mbijetesës, por jam i bindur që përbërja e ekipit është për më lart.

Shënoni ju, por edhe Ribaj. Mos duhet të luani të dy në sulm?
Ky është një vendim që i përket trajnerit, por është pak e vështirë me dy sulmues, pasi lë pak hapësira në mesfushë. Ne fituam 4-0 edhe sot, por i lamë pak hapësira Lushnjës. Për mua është më e thjeshtë të luajmë me dy sulmues, por mund të jetë më e vështirë për pjesën tjetër të ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here