Daniel Sturridge është shumë pranë Interit. Sulmuesi anglez pritet të jetë goditja e tretë e zikaltërve në këtë merkato pas mbrojtës argjentinas Lisandro Lopez dhe mesfushorit brazilian Rafinha. Liverpooli i ka ndezur dritën jeshile Interit për ta marrë në formë huazimi ish lojtarin e Manchester City dhe gjasat janë që ky operacion të mbyllet me sukses në orët e ardhshme. Sturridge mund të luajë përkrah Icardit por edhe si sulmues krahu dhe Sabattini e Ausilio po punojnë fort për ta vendosur 28-vjeçarin anglez sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Spalletti. Për Sturridge interesohet edhe Roma po Interi është shumë afër sulmuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here