Massimiliano Allegri është në krye të listës së Nasser Al-Khelaifi, për stolin e PSG-së. Ky është lajmi që jep rrjeti prestigjioz ESPN, që për të mbështetur tezën e tij, përcjell edhe të dhëna që i janë furnizuar nga një burim brenda klubit francez.

Pronari i Paris Saint Germain është magjepsur me kuptimin e plotë të fjalës nga rezultatet në Europë të Allegrit, i cili është treguar i aftë për ta çuar Juventusin në dy finale të Championsit në harkun e tre vjetëve, dhe aktualisht është në garë për një vend në gjysmëfinale.

Alternativa, gjithmonë duke ju referuar ESPN, është argjentinasi Pochetino, ish kapiten i PSG-së si futbollist, kandidatura e të cilit po mbështetet fuqishëm nga drejtori sportiv aktual i parizienëve, Antero Henrique, edhe për aftësinë e tij për të punuar mirë me të rinjtë.

Edhe Antonio Conte mbetet shumë i vlerësuar në klubin francez, por mundësia që të lërë Chelsean lidhet më shumë me një rikthim të tijin në atdhe, për të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane.

Mbeten në distancë pas emrat e tjerë: Luis Enrique mund të zëvendësojë pikërisht Conte-n në Stamford Bridge, Carlo Anceloti ka shumë kërkesa në merkato, ndërsa Villas Boas është disa shkallë më poshtë në listën e preferencave të Al Khelaifit. Po me Unay Emery çfarë do të ndodhë? Do të pushohet në qershor, sapo të ketë fituar titullin kampion!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here