Xherdan Shaqiri shënon në minutën e 68 duke barazuar shifrat në takimin Stoke – Brighton. Por, super-goli i shqiptarit që luan për Zvicrën shërben vetëm për një pikë. Në minutën e 90 është Adam për Stoke që humbet 11-metërshin, duke i privuar skuadrës së tij tri pikët në këtë përballje kundër një rivali direkt në luftën për mbijetesë në Premier League.

Everton-i i Wayne Rooney dhe Sam Allardyce ka fituar 3-1 kundër Crystal Palace. Të tre golat për vendësit u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa miqtë ngushtuan diferencën në fund. Tri pikë me mjaft vlera për skuadrën nga Liverpool që renditet mes më të mirave të kampionatit pas javës së 27.

Swansea-t i ka mjaftuar një gol në ndeshjen kundër Burnley për të marrë tri pikë, ndërsa në sfidën tjetër West Ham ka shënuar dy herë në portën e Watford për të siguruar tri pikë me rëndësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here