Numrat e Cristiano Ronaldos janë të një jashtëtokësori dhe vazhdojnë të përmirësohen pas çdo ndeshjeje. Për të disatën herë portugezi ndëshkon keq Juventusin. Realizoi dy gola në fitoren 0-3 të Realit, njëri më i bukur se tjetri. Fillimisht thelloi rekordin personal pas vetëm 2 minuta e 47 sekonda lojë, duke realizuar golin e tij më të shpejtë në Champions, më pas erdhi perla me roveshatë. Është kurioz fakti që ai në Torino ishte i pari me roveshatë në karrierën e 33-vjeçarit, nga 649 gola të realizuar gjithsej.

Një kryevepër që thellon një tjetër rekord, atë të goleadorit të të gjithave kohërave në Champions me 119 finalizime. Ronaldo është i vetmi futbollist që ka arritur ta gjejë rrjetën në 10 ndeshje radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Bëhet fjalë për të 9 takimet e këtij edicioni dhe finalen e Cardiffit të një viti më parë, pikërisht kundër Juventusit.

Por ka dhe një fakt tjetër: Juvja bashkë me Bayernin e Mynihut janë vitkimat e preferuara të CR7. Luzitani u ka shënuar 9 gola bardhezinjve, të gjithë të pësuar nga Buffon. Nga 10 goditje në portë, 9 kanë përfunduar në rrjetë.

Ekzistojnë edhe dy statistika të çmendura. Me dygolëshin e fundit, Ronaldo shkon në kuotën e 22 finalizimeve vetëm në fazën çerekfinale të Championsit. Juventusi, në të gjitha pjesëmarrjet në këtë fazë ka mundur të realizojë në total 21 gola. Dhe vazhdon akoma: humbja 0-3 me Realin është me e rënda për Juventusit në stadiumin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here