Situatë e nderë te Partizanit pa humbjes me Flamurtarin në ndeshjen e parë të 2018-ës. Klubi i kuq ka larguar Realdo Filin, që i shtohet listës së gjatë të futbollistëve që mbetën jashtë planeve të drejtuesve gjatë merkatos së dimrit. Në përfundim të seancës stërvitore të së dielës, drejtori sportiv i Partizanit, Preiti, ka patur një komunikim kokë më kokë me futbollistin, për t’i transmetuar se nuk ishte në planet e klubit, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të 21-vjeçarit, i cili ka drejtuar gishtin e akuzës nga trajneri Sulejman Starova. Në debat e sipër gjakrat janë nxehur shumë, aq sa është dashur ndërhyrja e të pranishmëve për të shmangur konfrontimin fizik. Klubi i Partizanit ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë çështje, por është e qartë se Realdo Fili nuk do të vazhdojë më me 15-herë kampionët e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here