Një fitore në dukje e lehtë dhe një Partizan që jo vetëm kthehet te fitorja, por duket se vërtetë tani ka filluar të funksionojë.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe gjatë gjithë javës punova shumë për të mobilizuar skuadrën dhe për t’i bërë lojtarët të vlerësojnë maksimalisht ekipin e Lushnjës. Kundërshtari nuk është ky që pësoi 6 gola, pasi po luan dhe po mundohet të nderojë kampionatin. Gjithsesi, jam i kënaqur që qarkulluam mirë topin dhe bëmë kombinacione mjaft të bukura, gjë që na shpërbleu edhe me shënimin e golave të shumtë”, tha Starova.

Në fillim Gojkoviç ndaj Kukësit dhe sot Belica, Ramadani e Cardoso, blerjet e reja kanë filluar të ambientohen dhe të shënojnë. Kjo do të thotë se ata janë ambientuar mjaft mirë me skuadrën e kuqe.

“Unë e kam thënë prej kohësh, se që kur e mora skuadrën, por edhe pas përforcimeve të janarit, ekipi ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje, pavarësisht renditjes, pasi këto janë probleme edhe të fillimit të sezonit”.

Partizani është vetëm 5 pikë larg vendit të dytë dhe në rast të një dënimi hipotetik të Skënderbeut, do të jetë pikërisht ekipi pasardhës, që do të luajë në Champions.

“Ne jetojmë me situatën dhe i llogarisim të gjitha. Në javët e fundit kemi humbur dy mundësi të mira për t’iu afruar vendit të dytë, por jo vetëm për fajin tonë, pasi kanë ndikuar edhe gabimet njerëzore të gjyqtarëve, si në Korçë, ashtu edhe ndaj Kukësit”, tha Sulejman Starova.

Trajneri i Partizanit evidentoi edhe përmirësimin e madh të dyshes së sulmit, Progni-Bardhi, të cilët shënuan 3 gola sot së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here