Sulejman Starova u bë protagonist negativ në momentet e fundit të sfidës Flamurtari-Partizani. Trajneri i të kuqve nuk e kapërdiu akordimin e 11-metërshit nga ana e gjyqtarit Jorgji dhe protestoi ashpër, duke shpërthyer në të shara dhe shtyrje ndaj arbitrave të takimit. Në prononcimin për Supersport, Starova akuzon rëndë arbitrin Jorgji, që sipas tij penalizoi Partizanin në sfidën e sotme.

“Enea Jorgji lau sot gjynahet që ka pasur me Vlorën. Kemi bërë ndeshjen perfekte dhe kemi zotëruar topin, por Jorgji na ka penalizuar ndjeshëm në këtë takim. Pezullimi im është problem i fundit që kemi, pas ka Partizani trajnerë sa të duash. Problemi i parë është që na u mohua barazimi padrejtësisht sot”, tha Starova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here