Java e 25-të e Vala Superligës së Kosovës mbyllet me tre takime shumë interesante. Vëmendja më e madhe do të jetë në Drenas aty ku Feronikeli pret Llapin në një përballje direkte për vendet e para të klasifikimit. Të dyja skuadrat kanë nga 38 pikë në renditje dhe me një sukses sot do ta ngushtonin në 6 pikë diferencën nga Drita krysuese, duke mbajtur gjallë shpresat për të fituar titullin kampion. Në debutimin e Sulejman Starovës në stolin e Feronikelit vendasit janë dukshëm të favorizuar për të marë tre pikët ndaj Llapit, megjithatë formacioni i Tahir Batatinës nuk duhet nënvlerësuar për asnjë arsye aq më më tepër që në sulm ka një super talent si Mirlind Daku.

Një tjetër sfidë mes dy skuadrave që kanë pikë të barabarta 36 në tabelën e klasifikimit është ajo mes kampionëve në fuqi të Trepça ’89 dhe Drenicës me vendasit që do të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë takim.  Më e lehtë parashikohet fitorja e Gjilanit ndaj Vllaznisë së Pozheranit. Në Supersport sot në orën 14:00 do të keni mundësi të ndiqni live sfidat Feronikeli-Llapi dhe Trepça 89-Drenica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here