Paris Saint Germain nuk arriti të fitojë në ndeshjen hapëse të javës së 32-të të Ligue 1, teksa u ndal në barazim 1-1, në transfertën ndaj Saint Ettiene.

Skuadra e drejtuar nga Emery do të detyrohet të shtyjë për të paktën një javë tjetër festën e rikthimit te titulli kampion, ndonëse praktikisht askush nuk mund t’ua rrëmbejë atë.

Vendasit shënuan me anë të Cabellës që në minutën e 17, ndërsa në 25 minuta më vonë, Kimpembe la PSG-në me 10 futbollistë, duke komplikuar misionin e përmbysjes.

Skuadra kryeqytetase shtoi presionin në kërkim të golit të barazimit, por e gjeti atë vetëm në minutën e 9-të, pas një autogoli të Debouchy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here