Ndahet nga jeta Panajot Pano

19 January, 2010

Njëra nga figurat më të spikatura të futbollit shqiptar, Panajot Pano, ndërroi sot jetë në moshën 71 vjeçare.

Legjenda e pavdekshme e futbollit shqiptar lindi më 7 Mars të vitit 1939.

Panajot Pano ka të gravuara në karrierën e tij 24 paraqitje për kombëtaren kuq e zi, dhe luajti një kohë të gjatë për Partizanin, klub me të cilin fitoi 4 kampionate dhe 5 kupa.

Marsin e vitit të kaluar Panajot Pano ishte dekoruar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me titullin “ Nderi i Kombit.”

Me të marrë lajmin tragjik, numri një i shtetit shqiptar shprehu ngushëllimet e tij familjes Pano.

“ Panajot Pano është sportist i rallë, korife i futbollit shqiptar, që me lojën e mahnitshme, shpirtin e tij luftarak dhe sidomos me golat e paharruar do të mbetet ngahera i gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve, do të vazhdoj ngahera të admirohet nga ata që e njohën personalisht dhe patën fatin të luajnë me të apo kundër tij, por ai do të vazhdojë të kujtohet si legjendë e gjallë e sportit shqiptar.” Citohet të ketë shkruar Bamir Topi në letrën ngushëlluese dërguar familjes Pano.

Staffi i LajmeSport.com i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pano për humbjen e më të dashurit të tyre, njeriut që sdo vdes kurrë në shpirtin tonë sportiv.

/LajmeSport.com

Komente

3 Responses to “Ndahet nga jeta Panajot Pano”

  1. samiri on January 22nd, 2010 20:41

    une du me hi ne milan

  2. ∑бz◊и on January 24th, 2010 15:33

    ZOTi e laft shnosh

  3. besi on January 28th, 2010 23:44

    alla ramete leze ska lip me dek po fati cashtu kami lodh te cu te vorri

    ahahahhah o kush luis nani okej

Got something to say?