Suksesi në Botërorin e Rusisë gjatë verës vlen 125 mijë euro neto për lojtarët e Spanjës. Ky është shpërblimi i fiksuar nga Fedearata Spanjolle e Futbollit, sipas asaj që raporton “AS”. Kalimi i fazës së grupeve do t’i siguronte futbollistëve 30 mijë euro, ndërsa kualifikimi në finale dhe triumfi do t’i dhuronin edhe 95 mijë euro të tjera. Megjithatë edhe fakti që janë në Botëror, lojtarët e Lopeteguit janë shpërblyer me nga një orë të markave të njohura, me vlerë, sipas modelit, nga 20-90 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here