Ka përfunduar sesioni i dytë i provave të lira në Bahrein, ku do të zhvilohet gara e dytë sezonale e Formulës 1, teksa protagoniste janë shfaqur makinat Ferrari.

Finlandezi Kimi Raikkonen ka vendosur kohën më të mirë në këto prova, ndërsa menjëherë pas tij është renditur piloti tjetër i Ferrarit, gjermani Sebastian Vettel.

Vetëm vendi i 4-t për kampionin në fuqi, Lewis Hamilton, që shikon para vetes pilotin tjetër të Mercedesit, Valteri Bottasin. Provat zyrtare do të zhvillohen nesër pasdite, ndërsa gara e Bahreinit do të mbahet të dielën, me Hamilton që do të kërkojë triumfin e parë sezonal dhe Vettelin që do të synojë konfirmimin si pretendent kryesor.

Gara hapëse në Melbourne shkoi për gjermanin e Ferrarit, që la pas Hamiltonin dhe shokun e skuadrës, Kimi Raikkonenin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here