Skënderbeu do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore në tokën turke, edhe pse në fillim stafi teknik sëbashku me drejtuesit kishin rënë dakord për tre miqësore.

Kundërshtari i radhës do të jetë FC Aktobe nga Kazakistani. Takimi është programuar të zhvillohet në datën 18 janar, ora 17:00 (15:00 me orën shqiptare) në “Titanic Stadium”. Ky do të jetë takimi i parë mes dy klubeve.

Si pasojë e shtyrjes së kthimit në Shqipëri për datën 19 janar, stafi teknik kërkoi edhe një miqësore tjetër dhe drejtuesit e klubit dëgjuan kërkesën e Dajës. Të enjten bardhekuqtë mbyllën ditën e gjashtë të përgatitjeve në Turqi.

Takim mjaft i vlefshëm për stafit teknik, i cili do të ketë mundësinë të zhvillojë një test final, 24 orë përpara kthimit në Shqipëri.

Aktobe e mbylli sezonin në vëndin e 9-të në Superligën kazake pas 33 javësh, ndërkohë që po zhvillon në Antalia fazën përgatitore për sezonin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here