Afrim Taku me shumë mundësi nuk do zhvillojë fazën përgatitore me Skënderbeun në Antalia. Ditët po kalojnë dhe mesfushori vazhdon të jetë në SHBA, ku sipas tij rinovimi i dokumenteve po e vonon që të jetë pjesë e ekipit. Vetë lojtari i ka kthyer përgjigje klubit se nuk e di kur mund të jetë nën urdhrat e trajnerit Daja, i cili ka një dhimbje koke më shumë.

Taku është një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadër, pais ka luajtur në çdo pozicion dhe tekniku ka mbetur i kënaqur nga forma e tij. Nuk përjashtohet mundësia që Taku të jetë sërish pjesë e Skënderbeut në momentin që korçarët do të jenë në Shqipërisë. Gjithsesi lojtari është duke kryer stërvitje individuale që të mos humbasë formën fizike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here