Skënderbeu nuk ndalet as nga Partizani, teksa në krye-sfidën e javës së 21-të, në Korçë, ka fituar me rezultatin minimal 1-0.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, vendimtar për rezultatin ka qenë një autogol i çuditshmë i mbrojtësit malazez Gojkoviç, që nuk u kuptua me portierin Hoxha.

Nuk munguan as incidentet mes tifozërive para ndeshjes, teksa policia shoqëroi edhe 3 prej mbështetësve të Partizanit. Në fushë sfida ishte mjaft interesante, me të dy skuadrat që u munduan të marrin maksimumin, ndonëse në fund rezultati shkoi për Skënderbeun.

Nuk ka fitues në derbin bregdetar, mes Teutës dhe Flamurtarit, ndonëse vlonjatët bënë maksimumin për të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë. Skuadra e Begejës ia doli të mbrohet mjaft mirë dhe të marrë një pikë shumë të vlefshme për renditjen, pasi vijon të jetë në zonën e rënies.

Nga ana tjetër, Flamurtari nuk arriti të ruajë ritmin e Skënderbeut kryesues, duke bërë që diferenca tani të shkojë në 13 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here