Skënderbeu shkon në sfidën ndaj Vllaznisë në Loro Boriçi fundjavën e ardhshme në një situatë tejet delikate. Korçarët shohin që infermieria të jetë mbushur plot, pasi janë 3 titullarë të formacionit të Ilir Dajës në bokse. I pari i dëmtuar ishte qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës Bajram Jashanica, i cili u pasua nga portieri dhe kapiteni Orges Shehi. Madje dëmtimi i 40-vjeçarit u cilësua si një goditje për kryesuesit duke parë rëndësinë që ka kapiteni si brenda dhe jashtë fushës. Goditjen përfundimtare e jep mesfushori më i mirë i kampionatit Sabien Lilaj, i cili u dëmtua gjatë seancave stërvitore të kombëtares shqiptare në vigjilje të miqësores ndaj Norvegjisë. 3 mungesa të rëndësishme për korçarët që duhet të bëjnë llogaritë gjatë këtyre ditëve edhe me mungesa të tjera. Afrim Taku duket se ka mbyllur aventurën e tij me bardhekuqtë, Fidan Aliti është i grumbulluar nga trajneri zviceran i Kosovës Bernard Challandes për miqësoret me Madagaskarin dhe Burkina fason, ndërsa Enis Gavazaj është pjesë e të grumbulluarve nga Christian Panucci. Megjithatë lajmi i mirë për trajnerin kryeqytetas është zhvillimi i xhiros së 27-të të kampionatit fundjavën e ardhshme ç’ka i jep më shumë kohë që punojë me futbollistët që do të rikthehen nga grumbullimet me kombëtaren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here