Skënderbeu fitoi 0-2 kundër Teutës, në stadiumin “Niko Dovana”, praktikisht një fitore që katapulton korçarët në gjysmëfinale. Ndeshja foli totalisht për skuadrën korçare, e cila shënoi dy herë me anë të sulmuesit James. Miqtë kishin mundësinë të trefishonin rezultatin dhe ta mbyllnin sfidën me fitoren 0-3, por Lilaj gaboi një penallti në pjesën e parë.

James ishte protagonisti kryesor i takimit të luajtur në Durrës. Sulmuesi merr një top mjaft të mirë në zonë, e kontrollon bukur, por ndërhyrja e Hrkac-it i heq mundësinë për të goditur portën. Lëvizja e mbrojtësit konsiderohet e gabuar dhe gjyqtari Beqiri akordon penallti. Lilaj merr përsipër ekzekutimin e saj në minutën e 24-ët, por nuk arrin ta dërgojë në rrjetë. Sfera përfundon në shtyllë.

Minuta e 35-të ndryshoi rezultatin e ndeshjes. Top i gjatë drejt zonës së Teutës, James e kontrollon mjaft mirë, driblon Gjeorgievskin, shmang Moçkën dhe e dërgon në rrjetë për 0-1. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Pjesa e dytë ishte me ritmin e së parës. Skënderbeu dominoi, durrsakët u munduan, por pa rezultat. Goditjen përfundimtare e jep sulmuesi James në minutën e 76-të. Sulmuesi mposhti për të dytën herë Moçkën duke siguruar kualifikimin e skuadrës së tij.

Deri në fund të takimit nuk ka asgjë për t’u evidentuar me skuadrën e Skënderbeut që fiton me rezultatin 0-2. Teuta është në kolaps total, pasi nuk ndryshon asgjë nga kampionati në Kupë.

Kupa e Shqipërisë – Faza çerekfinale

Teuta- Skënderbeu 0-2
E mërkurë, më 31 janar, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 14:00

Shënues: Xhejms 35’, 76’

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, A.Bilali, Hrkac, Alhasan, Mustafov (Shehi 85’), Hila, Beqja (Peqini 77’), Çyrbja, Karimi (De Marghi 48’), Latif. Trajner: Stavri Nica

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli (Dita 79’), Jashanica, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga (Krasniqi), Lilaj, Gavazaj, Vila, Xhejms (Gripshi 76’). Trajner: Ilir Daja.
Gjyqtar: Ardian Beqiri
Karton i verdhë: Çyrbja 39’, Hila 89’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here