Përfundoi në barazim 1-1 sfida miqësore Viitorul – Skënderbeu, e luajtur në Antalia, e treta për ekipin korçar në këtë fazë përgatitore që po zhvillon në Turqi. Skuadra e Ilir Dajës ishte më e qartë në lojën e saj në pjesën e parë, në fund të së cilës kaloi në avantazh me anë të James Adeniyi. Në pjesën e dytë stafi teknik i korçarëve kreu disa zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtarët që kanë patur më pak minuta në këmbë. Kampionët e Rumanisë arritën të barazonin në fraksionin e dytë, me sfidën që u mbyll pa një fitues.

Formacionet:

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

Viitorul: Rimniceanu, Ghita, Horj, Mladen, Matan, De Nooijer, Vodut, Kofi, Ciobanu, Dragus, Dumitrascu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here