Është thjesht çështje koke, Skënderbeu i vërtetë është aty dhe shembulli më i mirë është një 3-0 ndaj Flamurtarit. Reagimi i duhur për të shuar çdo skepticizëm pas dy ndeshjeve të humbura pikërisht ndaj skuadrës vlonjate në Kupë dhe Vllaznisë në Shkodër.

Mungesat mënjanë, ishte pikërisht ndeshja e së hënës që vërtetoi se dënimi i UEFA-s me përjashtimin për 10 vjet nga kompeticionet europiane, shkaktoi një shok psikologjik aspak të lehtë për t’u kaluar në grupin e Ilir Dajës. Pas një kampionati të dominuar që nga fillimi, Skënderbeu ka gjetur forcën për t’u ngritur edhe përballë këtij kundërshtari, ndoshta më i rrezikshmi për vetë pozitat e skuadrës korçare.

Reagimi ka ardhur pikërisht atëherë kur duhej, për të mos lënë t’u rritej oreksi rivalëve, që ndoshta hodhën sytë nga vendi i parë. Diferenca sërish 12 pikë dhe çështja titull praktikisht e mbyllur, një tjetër mesazh i rëndësishëm për kampionatin. Skënderbeu prej kohësh është i detyruar të jetojë brenda dy realiteteve të ndryshme, atij të një beteje ligjore me UEFA-n dhe atij sportiv brenda katërkëndëshit të blertë, sido që të shkojnë gjërat në të parin, ai i fushës mbetet fitimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here