Pas të ardhurave që përfitoi nga ndeshjet e Europës, Skënderbeu po mendon të përmirësojë buxhetin edhe me shitjen e të paktën dy lojtarëve në merkaton e janarit, për të përmirësuar ndjeshëm buxhetin e tij. Bajram Jashanica është me një këmbë larg skuadrës dhe ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar. Janë dy klubet belge në garë për shërbimet e tij dhe i pari është KAA Gent, që kanë shprehur interes. Bisedimet momentalisht janë duk eu kryer rreth vlerës së kartonit të lojtarit dhe Skënderbeu nuk pranon asnjë negociatë e cila nis nën 500 mijë euro për mbrojtësin. Në rast se Jashanica nuk largohet në këtë merkato, atëherë klubi po sheh mundësinë edhe të firmosjes së një parakontrate me një nga klubet e interesuara dhe futbollisti të transferohet në verë.

Ndërsa Bakari Nimaga vazhdon të jetë një objektiv i skuadrës së Ahmat Groznit ku luajnë tre futbollistë shqiptar. Skënderbeu kërkon për kartonin e futbollistit nga Mali 400 mijë euro dhe për klubin rus një shifër e tillë nuk është problem për tu paguar.

Por do të shihet nëse dy transferimet do të kryhen me sukses në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here