Skenderbeu e mbylli merkaton e dimrit me dy afrime, të realizuara pa shumë bujë, edhe prej hapit fals të skuadrës në javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për kosovarin Egzon Sekiraxha dhe palestinezin Mohamed Al Kajed, me të dy lojtarët që zotërojnë pasaportën suedeze. Blerjet e reja firmosën kontrata nga 2 vjet e gjysmë dhe për shkak të kohës së vogël për përshtatjen me ekipin që tashmë e ka nisur aktivitetin, drejtuesit e klubit korçar vendosën t’i huazojnë te Trepça 89′ në Superligën kosovare.

Organizatori Sekiraxha është 24 vjeçar dhe vlerësohet edhe për cilësitë në lojën ofensive. I rritur te akademia e Malmos, ai ka luajtur te Kristiansand në kategorinë e dytë suedeze, te Angelholm dhe së fundmi te Rosengardi në Divizionin e parë. Ndërkohë palestinezi Al Kajed është vetëm 20-vjeçar. Mesfushori difensiv cilësohet si një prej talentëve më të rëndësishëm të vendit të tij dhe aktualisht është pjesë e përfaqësueses së 23-vjeçarëve të Palestinës. Edhe ky një lojtar i dalë nga Akademia e Malmos dhe që premton mjaft për Skënderbeun.

Sekiraxha dhe Al Kajed i kaluan Trepçës 89′ në huazim, ashtu si edhe Shend Kelmendit pak ditë më parë dhe kanë nisur përgatitjet me skuadrën në Antalia për mini-fazën përgatitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here