Skënderbeu është rikthyer në Shqipëri mbrëmjen e së premtes pasi zhvilloi fazën përgatitore në Antalya të Turqisë. Stafi teknik ka menduar të lejojë lojtarët të pushojnë për 48 orët e ardhshme si pasojë e ngarkesës fizike. Përgatitjet për ndeshjen se premtes me Luftëtarin do të rinisin të hënën në kompleksin “Tropikal”.
Mesfushori Nazmi Gripshi nuk udhëtoi me ekipin drejt Shqipërisë, pasi u grumbullua në Antalia me kombëtaren U-20 nga trajneri Alban Bushi në kuadër të miqësores që do të zhvillohet në datën 21 Janar ndaj Azerbajxhanit. Gripshi do bashkohet gjatë javës me ekipin në “Tropikal”.

Sa i përket merkatos, dy lëvizjet e fundit janë në dalje. Ekipi korçar ka huazuar te Trepça ’89 në Kosovë Shend Kelmendin dhe Egzon Korenicën.
Drejtuesit e Skënderbeut e ka gjykuar të arsyeshme që këta dy lojtarë të marrin më shumë minuta në këmbë, pasi do të kenë më shumë mundësi aktivizimi te klubi nga Mitrovica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here