Lajmi në mediet italiane se Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet për pastrim parash në klubin e Milanit shkaktoi një rrëmujë të vërtetë.

U desh reagimi nga ana e institucionit hetues të shtetit fqinj që situata të qetësohej.

Sipas gazetave italiane “La Stampa” dhe “Secolo XIX”, Silvio Berlusconi dhe presidenti aktual i “kuqezinjve” Yonghong Li janë vënë nën akuzë për shitjen e paligjshme të klubit e cila ka shërbyer për pastrim parash.

Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediet italiane, kanë ardhur reagimet nga avokati i klubit të dhe Prokurori Publik I Milanos.

Përfaqësuesi ligjor i Milanit Niccolo Ghedini e konsideroi informacionin e shpërndarë një “fake news” me synim dëmtimin imazhit publik të manjatit të “Mediasetit” Berlisconi dhe partisë “Forza Italia” që garon në zgjedhjet e reja parlamentare.

“Kur informacioni i rremë përdoret jo për të informuar, por për të sulmuar një parti politike gjatë një fushate zgjedhore, tashmë nuk bëhet më një çështje e gazetarisë, por për akuza të përshtatshme kriminale, civile dhe për më tepër deontologjike”, deklaron Ghedini.

Kurse numri 1 i akuzës së qytetit të Milanos Farncesco Greco hodhi poshtë informacionin për nisje hetimi.

“Për momentin nuk ka asnjë procedim kriminal për shitjen e Milanit”, shprehet për “Sportsmediaset” kryeprokurori i Milanos Greco.

Pretendimet për shkelje ligjore dhe financiare të klubit të Milanit ka të bëjë me rritjen e paarsyetuar të çmimit fillestar të shitjes prej 720 milionë €.

Kostoja e transferimit të aksioneve të klubit kapi shifrën e 1 miliardë e 20 milionë €.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here