Real Madridi ishte gati që të paguante një shifër rekord vetëm për të sjellë Lionel Messi-n në “Bernabeu”.

Tentativa e “galaktikëve” u bë në vitin 2013 dhe ata kishin planifikuar të shpenzonin shifra të çmendura për yllin e blaugranave.

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, gjigantët spanjollë ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 250 milionë eurosh të “Pleshtit”.

Gjithashtu ata do ta paguanin argjentinasin 28 milionë euro në sezon, ose 432 mijë euro në një javë.

Kontrata do të firmosej deri në vitin 2021.

Inigo Juarez, avokati i familjes Messi kontaktoi me të atin e yllit të ekipit, Jorge, për ta informuar atë për interesimin e Realit.

Presidenti Florentino Perez kishte planifikuar që ta joshte Messi-n gjatë një takimi në një avion privat me Juarez-in, drejtorin sportiv Miguel Pardeza dhe një avokat të Realit.

Nëse transferimi do të kryhej, argjentinasi do të kthehej në futbollistin më të paguar të planetit.

Edhe i atij i tij, Jorge, do të përfitonte 1 milionë euro nga transferimi.

Por plani i madrilenëve, nuk u realizua dhe ata më pas e kthyen vëmendjen nga Gareth Bale.

Në 2015 dhe 2016, “Pleshti” udhëhoqi “Barçën” në fitimin e dy titujve La Liga dhe një Champions.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here