Spektakël në fushë, dy gola dhe fitore përballë Skënderbeut, skuadrës që e ka dominuar këtë edicion në të gjitha drejtimet. Suksesi i Luftëtarit nuk shërbeu vetëm për të rihapur kampionatin dhe të konfirmonte forcën e gjirokastritëve, por mbi të gjitha doli mbi paragjykimet. Në tre javë distancë pasi Skënderbeu bleu kartonin e Abazajt nga Luftëtari, por e la te bluzinjtë në formë huazimi deri në fund të sezonit, duke qenë se jetojmë në Shqipëri, dyshimet përpara ndeshjes nuk mungonin.

Shumëkush pyeste si mund të luajnë pastër dhe pa tolerime dy klube të cilët bëjnë marrëveshje transferimi me vlerë dhjetëra-mijëra euro për dy prej yjet më të mëdhenj të Kategorisë Superiore, Abazaj dhe Bregu. Paragjykimet u kaluan në fushën e lojës. Të gjithë profesionistë: nga drejtuesit e klubeve, me presidentin Takaj që i kërkoi Abazajt të jepte më të mirën, deri te “Kristali” kuqezi që nuk e fali skuadrën të cilën zotëron kartonin e tij.

Abazaj nuk u kursye, duke realizuar dy gola të shkëlqyer. Brilant në lojë dhe finalizim. Korçarët i shtohen koleksionit të skuadrave pretendente që 21-vjeçari ka ndëshkuar në këtë sezon. Dueli Luftëtari-Skënderbeu tregoi se biznesi është një gjë dhe futbolli i luajtur diçka krejt tjetër. Gjirokastritët kthehen me meritë në garën për kupat e Europës dhe lufta për titullin u rihap. Në fund, ai që fitoi në të vërtetë është kampionati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here