Skuadra e Skënderbeu e mbylli vitin kalendarik 2017 me shumë sukses. Korçarët u renditën të parët në Superiore si dhe e mbyllën fazën e grupeve të Europa League me 5 pikë.

Korçarët do të udhëtojnë në fillim të janarit drejt Antalias, ku do të kalojnë fazën përgatitore.

Në ekip pritet që të ketë ndryshime edhe gjatë merkatos së dimrit. Bajram Jashanica me shumë mundësi do të shitet në janar, ndërsa largim tjetër do të jetë edhe Martin Nespor, i cili nuk ka gjetur hapsira në formacionin bardhekuq.

Jashanica me shumë mundësi do të transferohet në Rusi, ndërsa për të ka patur oferta edhe nga vende të tjera europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here