Asambleja e FSHF-se ishte paraprire nga nje frymë e lartë tensioni mes kandidatëve për postin e presidentit, por masat e marra në organizimin e këtij eventi ndihmuan në mbarëvajtjen pozitive dhe të qetë të procesit. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, e cilësoi mjaft të suksesshëm organizimin e kësaj asambleje.
Për Shulkun procesi i votimit nuk pati parregullsi dhe gjithçka shkoi konform rregullave si në votimin e kandidatëve për president ashtu dhe për ata për Komitetin Ekzekutiv.
Përpara zhvillimit të asamblesë pati zëra se mund të ketë probleme gjatë zhvillimit të saj, apo do të ketë përpjekje për të mos lejuar ecurinë e saj normale, por Shulku theksoi se ishin marrë të gjitha masat që gjithçka të shkonte konform rregullave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here