Ishte emri i parë i parë i përmendur nga drejtori sportiv i Partizanit, Antonello Preitti, si një ndër talentet më premtues të Partizanit në intervistën e fundit të dhënë për mediat italiane, ndërsa sot Esat Mala përmendet si një nga objektivat e Shtutgartit në Bundesligë. Sipas “Tuttomerkatoweb”, i saposhpalluri në Shqipëri si futbollisti i muajit mars është vëzhguar nga afër në ndeshjen Kamza – Partizani nga menaxherë të klubit gjerman që është në kërkim të një mesfushori me cilësi të larta teknike. Talenti kosovar ofroi një tjetër paraqitje pozitive, që mendohet t’i ketë bindur drejtuesit e Shtutgartit për të bërë një ofertë konkrete gjatë muajve të verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here