Në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti i fazës gjysmëfinale të Europa League dhe Champions League. Shorti në këtë fazë nuk ka kufizime, ndaj të gjitha skuadrat që kanë mbetur në garë mund të përplasen me njëra-tjetrën.

Në Europa League skuadrat që do të luftojnë në këtë fazë për të prekur finalen e madhe, që do të luhet në Lyon, janë Atletico e Madridit, Arsenali, Salzburgu dhe Olimpique Marseille. Kuptohet që dy skuadrat më të favorizuara për të ngritur lart trofeun janë “Los Colchoneros” dhe “Topçinjtë”, që shpresojnë të shmangin përplasjen mes dytë në gjysmëfinale.

Në Champions skuadrat që do të shortohen janë Real Madrid, Bayern Mynih, Liverpool dhe Roma. Katër ekipe që përfaqësojnë katër kampionatet më elitare në Europë. Ndoshta tri të parat do të donin  të “peshkonin” në gjysmëfinale Romë, megjithatë në këto nivele është e vështirë të bësh parashikime. Ishin pikërisht verdhekuqtë që bënë mrekullinë në “Olimpico”, duke mposhtur 3-0 Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here