Wesley Sneijder i ka refuzuar të gjitha ofertat që ka marrë në këtë merkato, që të luajë në Katar me ekipin e Al Gharafa në Doha.

Ish-lojtari i Ajax, Real Madrid dhe Inter, është shprehur i lumtur për nënshkrimin me skuadrën arabe ndërsa mezi pret të rikthehet të luajë futboll pas një pauze të gjatë që kaloi te Nice në kampionatin francez.

33-vjeçari ka nënshkruar kontratë 18-mujore me Al Gharafa dhe mund të debutojë që ditën e premte në ndeshjen ndaj Al Ahli në kampionat.

“Ka pasur spekulime rreth meje në këtë merkato. Shkruhej që do të ikja në Amerikë, në Kinë apo në kampionate të tjera, por nuk kam lexua asnjë që “ai do të shkojë në Katar”. Sigurisht që kam marrës shumë oferta nga klube të ndryshme. Ndihem i mirëpritur këtu dhe i lumtur që zgjodha Al Gharafa. Të jem i sinqertë, mezi pres që të filloj seancën stërvitje që nesër dhe të ndihmoj skuadrën – ka thënë holandezi.

Sneijder ka pasur oferta zyrtare edhe nga klube në Meksikë apo dhe Brazil.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here