Donjet Shkodra e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij tek Kukësi, pasi fantazisti ka treguar një nivel të lartë në lojën e kampionëve madje duke shënuar në miqësoret e zhvilluara. Goli i fundit ka qënë ai i realizuar ndaj Dinamos në testin e së shtunës, një realizim me specialitetin e 28-vjeçarit, goditjet e dënimit. Mesfushori nga Prishtina është përshtatur menjëherë dhe duket se kërkon të rifitojë kohën e humbur në pjesën e parë të sezonit ku ishte pjesë e kryesuesve të Skënderbeut.

Përgatitjet kanë shkuar mirë, jam përshtatur me grupin dhe ndjehem i lumtur. Skënderbeu është ekip i mirë, gjithashtu edhe Kukësi. Në futboll gjërat nuk shkojnë gjithmonë si dëshiron, ndoshta mungon përshtatja me trajnerin dhe këto janë gjëra normale. Por tani të shohim përpara me Kukësin.

Kampionët kanë ndryshuar trajnerin gjatë pauzës dimërore ndërkohë që edhe një pjesë e mirë e ekipit ka pësuar ndryshime. Shkodra është njëri prej të ardhurve të merkatos së dimrit, megjithatë vëren ndryshimet midis skuadrës aktuale dhe asaj që ka luajtur deri në dhjetor, kjo ndoshta edhe nga bisedat që ka me shokët e rinj të ekipet.

“Jemi një grup më kompakt dhe luajmë më shumë futboll sesa në pjesën e parë të edicionit”.

Donjeti shihet si një pjesë e rëndësishme e manovrës sulmuese të Kukësit, duke bërë që mesfusori nga Prishtina të fitojë vëmendjen që pati tek Flamurtari. Ai është bindur se në futboll ekziston një ilaç për të rilindur.

“Një futbolist e bëjnë të mirë ndeshjet. Kam luajtur pak në kohët e fundit dhe jam munduar të mbaj lart anën psikologjike. Ndeshjet më bëjnë mirë dhe shpresoj të arrij formën time më të mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here