Shkëndija e Tetovës i tregoi “dhëmbët” Renovës në javën e 26-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5-0. Një fitore bindëse e kuqezinjve tetovarë, që tashmë presin vetëm matematikën për të ngritur lart kupën e kampionit, pasi Vardari i vendit të dytë u ndal në barazim 1-1 me Akademinë Pandev dhe tashmë diferenca mes dy rivalëve ka shkuar në plot 18 pikë.

Goli i parë për Shkëndijën u shënua nga ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini, në minutën e 23-të, ndërsa më pas ishte radha e Radeskit. Pak para se të mbyllej pjesa e parë Shefiti i çoi shifrat në 3-0. Në pjesën e dytë Radeski dhe Shefiti gjetën sërish rrjetën, duke sigluar nga një dygolës në këtë sfidë, për rezultatin përfundimtar 5-0. Në dy takimet e tjera Pobeda është mundur nga Skopja 0-1, ndërsa Rabotniçki triumfoi përballë Sileksit me rezultatin 2-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here