Paco Alcacer realizoi një penallti në lëvizje në minutën e 8-të, pas u shërbye saktësisht nga e majta e sulmit nga Jordi Alba.

Në minutën e 30 shpalosi një nga perlat e repertorit të tij Lionel Messi, që tundi rrjetën me një goditje të shpejtë dhe të forta nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë katalanët i mjaftuan me administrimin e lojës, për të marrë pa shumë mundim suksesin e 23-të në La Liga.

Humbje e papritur e Sevillas 2-1 në fushën e Leganes. Bustinza dhe Eraso e çuan në 2-0 rezultatin, ndërsa në minutën e 90-ëtë Layun shkurtoi në 2-1, rezultat që nuk ndryshoi në kohën shtesë. Në minutën 84-t, Sarabia e la skuadrën andaluziane me një lojtar më pak pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here