Napoli mori 3 pikët, falë fitores me rezultatin minimal 1-0 ndaj Spalit dhe vijon të ruajë kryesimin e kampionatit italian. Trajneri i të kaltërve, Mauricio Sarri vlerëson lojën e skuadrës dhe fitoren, por nuk është totalisht i kënaqur.

“Jam i lumtur që fituam dhe vijojmë të ruajmë kryesimin. Kontrolluam lojën dhe dominuam takimin, por nuk jam tërësisht i kënaqur, pasi duhet të kishim mbyllur ndeshjen. Krijuam shumë raste dhe nuk mund të vinim në rrezik fitoren. Gjithsesi, rëndësi ka që dolëm me 3 pikë nga sfida”, u shpreh Sarri.

3 ditë më parë, Napoli u mposht në shtëpi 1-3 nga gjermanët e Leipzig, në sfidën e parë të Europa Leagues, çka u pasua me kritika për skuadrën e Sarrit.

“Nuk i kam dëgjuar kritikat dhe nuk më interesojnë. Ne nuk e nënvlerësuam Europa Leaguen, thjesht lamë pushim disa lojtarë. Kështu bëjnë të gjithë klubet që janë në garë për objektiva madhorë në kampionat. Keqardhja e vetme është që humbëm takimin, pikërisht kur e çuam në pikën që donim ne. Gjithsesi, kemi edhe një takim për të luajtur dhe do të kërkojmë të luajmë shanset tona për kualifikim”. U shpreh trajneri i Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here