Tani është zyrtarizuar gjithçka dhe Alexis Sanchez i është bashkuar Manchester Unitedit, ndërsa fantazisti armen, Henrich Mkhitaryan u transferua në Londër, te Arsenali.

Sulmuesi nga Kili u shpreh mjaft i lumtur që iu bashkua Manchesterit dhe tha se synon të bindë të gjithë me këtë transferim.

“Nuk mund të refuzoja mundësinë për të luajtur në ‘Old Trafford’ dhe për të punuar me Jose Mourinhon. Jam shumë i lumtur që iu bashkova njërit prej klubeve më të mëdhenj në botë dhe shpresoj t’u tregoj të gjithë tifozëve, pse drejtuesit vendosën të më blinin”, u shpreh Sanchez.

Nga ana tjetër, edhe Mkhitaryan ka shprehu gjithë kënaqësinë e tij, që tashmë do jetë pjesë e Arsenalit dhe do të ketë mundësi të luajë rregullisht, për trajnerin Arsen Wenger.

Jose Mourinho falënderoi armenin për kontributin e dhënë dhe tha se është I sigurt që ai do të shkëlqejë sërish te Arsenali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here