Ka nisur “ters” eksperienca e Alexis Sanchez me fanellën e Manchester United. Sulmuesi kilian është qendër të polemikave që kanë shpërthyer së fundmi në Angli për mungesën e tij në testet antidoping, kur ende ishte pjesë e Arsenalit.

Sipas tabolidit “Telegraf”, disa agjentë të antidopingut janë paraqitur të enjten e kaluar në qendrën stërvitore të “topçinjve”, për të kryer një kontroll rutinë, por që nuk kanë mundur ta bëjnë me sulmuesin kilian, i cili nuk ishte i pranishëm për faktin se do të kalonte te Manchester United, çka ndodhi zyrtarisht pak ditë më vonë, më saktësisht të hënën e kaluar.

Drejtuesit e të dy klubeve të përfshirë në këtë transferim, duhet të justifikojnë mungesën e lojtarit, i cili duhet të ketë argumenta bindës për të shmangur ndonjë dënim të mundshëm.

Rregulloja e Federatës së Futbollit e parashikon qartë: të gjithë klubet e Premier League-s duhet të japin informacion për adresën, ditën dhe orarin e fillimit dhe mbarimit të stërvitjes, vendbanimin e lojtarit, në mënyrë që të mund të kryhen kontrollet antidoping.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit për rastin në fjalë, nëse përgjegjësinë e mungesës së Sanchez në testet antidoping do ta mbajnë klubet, pra United dhe Chelsea, apo vetë lojtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here