Alexis Sanchez është gati të hedhë firmën në kontratën e propozuar nga Mannchester United që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në historinë e këtij klubi. Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” i kanë propozuar kilianit një pagë të çmendur, rreth 18 milionë stërlina në vit. Në këtë mënyrë, nëse Ibrahimovic largohet në fund të sezonit, atëherë Sanchez do të jetë lojtari më i paguar në “Old Tfafford” me rreth 350 mijë stërlina në javë. Në këtë mënyrë, Sanchez ka arritur objektivin e tij, pasi te Manchester City kërkoi një trajtim të tillë financiar, por drejtuesit e “Citizens” iu trembën faktit se në skuadër mund të kishte rebelime të mundshme, pasi lojtarë të tjerë të rëndësishëm nuk përfitojnë shuma të tilla. Gjithsesi, për të marrë “ok”, Sanchez duhet të presë pasi një nyjë e pazgjidhur është ajo e Henrikh Mkhitaryan, i cili duhet të pranojë transferimin tek Arsenali.

Aktualisht, te Manchester United futbollisti më i paguar është Pogba, gjithmonë nëse nuk llogaritet Ibrahimovic. Francezi arkëton rreth 250 mijë stërlina në javë, i ndjekur nga Lukaku me 30 mijë më pak dhe De Gea me 200 mijë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here