Alexis Sanchez u zyrtarizuar të hënën si lojtar i Manchester United, klub që e ka bërë kilianin më të pagurin në Premier League me 450 mijë stërlina në javë. 29-vjeçari u zhvendos në Manchester bashkë me familjen e tij, sigurisht pa harruar dy qentë e mrekullueshëm, Atom dhe Humber.

Kiliani postoi në Instagram disa foto, ku miqtë më besnikë të njeriut shfaqeshin të veshur me fanellën e “Djajve të Kuq”. Më parë ish-sulmuesi i Arsenalit kishte shkruar se janë shokët e fëmijët e tij.

Sanchez, në fakt, ka nisur ta dekorojë shtëpinë e tij në çdo cep me simbolet e Manchesterit United, një mënyrë kjo për t’u hyrë sa më shpejt në zemër fansave të “Djajve të Kuq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here