Në limitet e merkatos, Skënderbeu ka siguruar shërbimet e mesfushorit Kabba Sambou. 22-vjeçari i cili është pjesë e kombëtares së Gambias cilësohet si një element me të ardhme, kjo dhe për faktin se Sambou mund të aktivizohet si në mbrojte ashtu edhe në mesfushë. Në një intervistë për Supersport, mesfushori jep dhe përshtypjet e para për aventurën e tij të re tek skuadra e Skëndërbeut.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi sepse Skëndërbeu është një skuadër shumë e mirë. Drejtuesit kanë besim tek unë prandaj më morën. Tani do më duhet të punoj fortë.Për mua nuk është problem se në cilin repart do të luaj për këtë pjesë do të jetë trajneri ai që do të vendosë. Nëse trajneri do të më thotë që do luash në mbrojtje do të luaj nëse do të më caktojë në pozicion tjetër sërish të njëjtën gjë do të bëj. Personalisht e ndjej veten gati. Ndihem i motivuar dhe jam gati për të luajtur dhe për të ndihmuar skuadrën.”

Në radhët e klubit korçar, Sambou ka gjetur dhe bashkombasin e tij Ali Sowe, për të cilin mesfushori shprehet se nuk e ka njohur nga afër. Sidoqoftë vlerëson aftësitë e shtatlarit të bardhekuqve, teksa shton se me Skënderbeun dëshiron të arrijë sa më shumë suksese.

“Si çdo lojtar i ri që ka dëshirë të fitojë trofe e njëjta gjë vlen dhe për mua. Dua të fitoj sa shumë tituj me Skëndërbeun. Ali Sowe e njoh vetëm si futbollist të Gambias sepse me të nuk kam folur kurrë. Vetëm kur erdha këtu pata mundësi të flisja me të për herë të parë. Gjithsesi ai është një lojtar i mirë. “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here