Nje nga lojtaret me te spikatur te Kombetares ,Armando Sadiku ka zbuluar
me ane te nje postimi ne llogarine e tij ne Instagram se me ke skuader do
te vazhdoje te debutoje.Sulmuesi kuqezi pas pushimeve te Vitit te Ri eshte
vendosour ne Poloni ku po nis punen pergatitore me ekipin e tij,Legia Varshave.

Disa kohe me pare ne shtyp u hodh hipoteza e largimit të sulmuesit kuqezi në
kampionatin turk.Istanbul Bashakshehir flitej se kishte shfaqur interes për
shërbimet e lojtarit cërrikas.I pyetur nga nje portal sportiv  Sadiku nuk e ka
mohuar diçka të tillë, megjithatë sot në profilin e tij në “Instagram” siç
duket, konfirmon qëndrimin në Poloni.

“U ktheva në punë, Legia Varshavë, të punojmë fort për të arritur objektivat
në 2018-ën. Inshallah”- shkruan 26-vjeçari.

Mbetet të shohim nëse deri në fund të merkatos së janarit, sulmuesi shqiptar
do të vazhdojë në kampionatin polak apo oferta e gjigantëve turk do ta bindë
për të nisur një aventurë të re.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here