Levante dhe Sadiku gati për finalen e sezonit në La Liga. Tekniku Paco Lopez së bashku me pjesën tjetër të ekipit janë duke kryer përgatitjet e tyre të fundit përpara sfidës së fundjavës kundër Las Palmasit. Përballje kjo që ndryshe mund të përkthehet si një finale mbijetese.

Levante momentalisht qëndron 7 pikë para kundërshtarit të kësaj të diele, por, sidoqoftë, 8 ndeshje nga fundi i kampionatit e detyrojnë këtë skuadër të bëjë kujdes maksimal, sepse fjala e fundit ende nuk është thënë. Tekniku Paco Lopez pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë “bomberin” kuqezi, Armando Sadiku, i cili, edhe pse ka hasur disa probleme që prej momentit të transferimit për shkaqe dëmtimi, siç ishte përplasja e fortë me portierin Diego Lopez, ka shpirtin luftarak për sfida të tilla.

Sadiku ende nuk e ka gjetur golin në La Liga, ndërkohë që mundësia për të festuar do t’i ofrohet në fundjavë. Përsa i përket sulmuesit tjetër, që do të shoqërojë Sadikun, trajneri Lopez ende nuk e ka vendosur, sepse në balotazh mes tyre janë Pazzini dhe Roger. Për “bomberin” kuqezi duket se nuk ka shumë dilemma, të dielën do të jetë momenti i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here