Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga starti i Kampionatit Botëror, Rusia pritëse është testuar përballë Brazilit, në stadiumin ‘Luzhniki’, që do të presë edhe finalen e eventit më të madh sportiv të globit.

Gjithsesi, rusët rezistuan vetëm në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në barazim pa gola, pasi në 45-minutëshin e dytë, e nxorën plot 3 herë topin nga rrjeta.

Isëhte mbrojtësi i Interit, Joao Miranda ai që zhbllokoi rezultatin, pas një rrëmuje në zonë, ku portieri Akinfiev grushtoi goditjen e Thiago Silvës, por topin e kthyer, e dërgoi në rrjetë qendërmbrojtësi.

Vetëm 9 minuta më pas, Brazili fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Philippe Coutinho, ndërsa futbollisti tjetër i Barçës, Paulinho shënoi golin e 3-të dhe vulosi rezultatin 3-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here