Rusia  vendi organizator i Botërorit që do të nisë aventurën  së shpejti  do të presë në  stadiumin Luzhniki të Moskës  aty me datë 15 korrik  do të luhet finalja e eventit më të madh futbollistik, Brazilin, një prej skuadrave pretendente për fitmin e kompeticionit.Në kualifikueset e Botërorit për Amerikën e Jugut, Kombëtarja e Brazilit ishte i pari ekip që preu biletën  për në  Botëror  pas Rusisë që është edhe vendi organizativ i eventit. Ekipi i drejtuar nga tekniku Tite e mbylli fazën kualifikuese të grupeve me vetëm një humbje në 18 ndeshje, duke treguar potencialin që ata kanë. Në lidhje më këtë miqësore Brazili do të vuajë mungesën e yllit të skuadrës, Neymar i cili është i dëmtuar. Sulmuesi i PSG po trajtohet me kujdes të madh nga ana e  mjekëve në mënyrë që të jetë i gatshëm për staritin e Botërorit. Gjithashtu edhe mbrojtësi Alex Sandro ka braktisur grumbullimin për shkaqe dëmtimi.

Në kampin rus situata paraqitet e qetë, pasi mungesa nuk ka. Ekipi Stanislav Cherchesov edhe pse thjeshtë një test miqësor do të tentojë të surprizojë kundërshtarin, gjithashtu do të vënë në provë edhe veten se sa të aftë janë ata të përballojnë rivalitetin e lartë që ka Botërori i këtij viti.

Kjo është hera e tretë që Brazili dhe Rusia do të luajnë përballë njëra-tjetrës. Hera e parë ka qënë në botërorin e vitit 1994 aty ku fitoi Seleçao, ndërsa dy sfidat e tjera kanë qënë miqësore, njëra e fituar nga Brazili, ndërsa tjera e përfunduar në barazim.

Takimi tjetër miqësor që nuk duhet humbur është Francë-Kolumbi. Të dy ekipet do të jenë pjesëmarrës në botërorin Rusi 2018. Gjelat regjistrojnë një bilanc tepër pozitiv në Stade de France, aty ku në 20 ndeshje kanë humbur vetë një. Përballë do të kenë një kundërshtar të fortë, me Los Cafeteros që në radhët e tyre kanë elementë tepër cilësorë. Tekniku i Francës, Dider Deshamps do t’ia besojë sulmin dyshes Mbappe-Griezmann, ndërkohë që Benzema është lënë në stol. Ndërsa në kampin tjetër, në repartin e avnacuar pritet të jetë treshja Falacao-Muriel-Rodriguez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here