Vazhdojne problemet me taksat për Cristiano Ronaldo-n.
Tatimet në Spanjë e akuzojnë yllin e Real Madridit për evazion fiskal me vlerë 14.7 milionë euro.
Kjo lidhet me parregullsi sa i përket derdhjes së detyrimeve në lidhje me të drejtat e imazhit.
Në 2014, portugezi pagoi 22.7 milionë euro (5.6 mln euro shtetit spanjoll) nga 150 milionë euro fitime nga publiciteti në 12 vite karrierë.
Sipas avokatit të futbollistit, Antonio Choclan problemi ka të bëjë me kriteret e ndryshme të caktuara nga shtetet e ndryshme në lidhje me kontratat publicitare.
Për shembull, CR7 ka reklamuar në Spanjë një markë automjeti që shitet vetëm në Japoni, duke paguar 6% të asaj që fitoi, ndërkohë që autoritetet spanjolle kërkojnë 45%.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kontratat e tjera me shtete të ndryshe.
Pala mbrojtëse tani do të duhet ta zgjidhë këtë problem, në mënyrë që ta lërë portugezin të përqendrohet totalisht në karrierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here