Hije dyshimi mbi UEFA-n dhe paracaktimin e shortit të gjysmëfinaleve, kanë ardhur nga Italia.

Paraditen e sotme, në platformën e shitjeve të biletave online, klubi kryeqytetas i Romës ofronte bileta për sfidën Roma-Genoa më 18 prill dhe Roma-Liverpool më 2 Maj, ndonëse shorti i Championsit nuk ishte hedhur ende.

Klubi kryeqytetas reagoi shumë shpejt dhe hoqi ndeshjen me anglezët nga platforma, por fotoja bëri xhiron e botës, ndërsa shorti i hedhur në Nyon, në orën 13:00 konfirmoi pikërisht Liverpoolin përballë Romës dhe gjithashtu më 2 Maj takimin Roma-Liverpool.

Ky është një skandal që do të hedhë shumë hije dyshimi mbi praktikat e shortit të UEFA-s, teksa mund të tronditë besueshmërinë ndaj organit drejtues të futbollit europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here