Pas fitores në transfertën e vështirë ndaj Napolit, Roma ka hedhur një tjetër hap të sigurt, drejt sigurimit të një vendi në zonën Champions. Në ‘Olimpico’, verdhekuqtë kanë arritur të marrin 3 pikët në sfidën ndaj Torinos, një kundërshtar që i hap punë çdo lloj skuadre.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, teksa portieri brazilian Alisson, arriti t’i mohojë në 2-3 raste golin skuadrës së Torinos. Gjithsesi, Roma u rikthye në pjesën e dytë dhe zhbllokoi rezultatin me anë të mbrojtësit grek, Manolas, në minutën e 56’.

Pak minuta më vonë, ishte kapiteni Daniele De Rossi ai që shënoi golin e dytë, ndërsa në minutat shtesë, i riu Pellegrini vulosi fitoren, me golin e 3-të. Me këtë fitore, Roma ruan pozitat në vendin e 3-të, me 56 pikë, 4 më tepër se Lazio ndjekëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here